LASHTËSI



















Kronika e Argiro-Kastro

Ky fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e Argiro-Kastro.

Nga Dr. Gazmend Muka

"Ky deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).
Banoret e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone".(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7)" Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon ne doreshkrimin origjinal : "...perendite, me kurthet e tyre, do t'i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore. Keta te "huaj", mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne). Pas kesaj marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t'i cuar ata nga Zambre (ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara(duhet te kuptojme rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta(ne Luginen e Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull, shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon). Ata jetuan me kete ushqim per rreth gjashtedhjeteekater vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: "vendit ku rrinin Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve. Ne lindje te Gjirokastres dhe ne breg te djathte te lumit Dropulli gjenden germadhat e qytetit Drys. Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja, e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures, ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje, ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94) Ne etimologjine historike Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj eshte : (drus) - lis dhe (ops, opos) - pamje, aspekt. (Dictionnaire Historique, L'Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr. Noel, Paris, 1806, p.74, 112) Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales "Drys", si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen "lis" dhe ne shqip "dru". Por per te njohur Dropene eshte me mire t'i drejtohemi mitologjise. Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte dhe me Dafnin, e cila u shendrua ne dafine.Pasi kishin mbaruar se ndertuari qytetin e Druinopolis, Titus(njeri prej udheheqesve te fisit te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene.Emri i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar vertete ne Meli-Druion(Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin Jetedhenes(chéne nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans chaonia (frutet e Kaonise)dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut. Pervec kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europen Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve, dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)Atlasi pati per keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias(Afideia), duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e ministrit paqesor. Princi(Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos figuroheshin ne asnje monument publik. Per kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez heroike. Familja e Atlasit ishte e dishendente te Pediens-es, ndersa ajo e Titusit e Diacriens-es. Ne ate kohe nje burre vrau Atlasin ne hipodrom, kur aty po festoheshin lojrat. Titusi, duke pasur frike per veten e tij, angazhoi Chomelle-n te ndertonte nje fortese, te ciles ajo i dha emrin e saj(do ta identifikoja kete vend afer Humolices se sotme me Paleokasren, afer Kardhiqit dhe Zhulatit). Vendi qe ajo zgjodhi ishte i rrethuar me bime, qe shtriheshin midis lumejve Drujete(dru+jete-Druino-Drino, shenimi yne) dhe Pixote, ne menyre te tille qe druinopolitet te mos mundeshin ta shqetesonin Titopolisin. Thellesisht te pikelluar nga vdekja e Atlasit, Druinopolitet ngriten ne fron djalin e tij Straton, dhe kaluan plot shtate vjet ne paqe te thelle. Pas kesaj kohe, Velaritet (banore te Valarese se sotme afer Paleokastres, ndoshta nuk jane banoret e Vela-s ne afersi te Janines), filluan te benin rremuja ne Kaoni, Stratoni, per t'i mbajtur ata nen fre, ndertoi mbi kufirin e tyre nje vend te forte te quajtur Kaonopolis(mund te jete vendi mbi Jerme, i cili ne opinonin e sotem shkencor eshte identifikuar me Antigonene?), ku ai vendosi nje garnizon prej shtateqind burrash, po ashtu ne Delion(mund te jete Delvina), fortese e ndertuar nga Atlasi, dy lega nga Zambre(ndoshta me kete emer mund te njohim edhe Jermen ne afersi te Delvines). Me se fundi Ariste, motra e Stratonit, ngriti ne anen e Ajdhonise(kalaja e Ktismates?, ku vendi njihet si Arinishte-Aristion) nje keshtjelle e forte e quajti Aristion, dhe Stratoni themeloi nje tjeter keshtjelle ne Mollosine e Ulet, te cilen e quajti Gardion(Casdiki-Kardhiqi ? Shenim i Pukevilit). Nje vit me pas keto vepra ishin perfunduar, disa molose shtuan sulmet deri ne afersi te Chomele, Zoile vendosi te ndertonte nje fortese, ne nje gryke te ngushte ne ndarjen e maleve molosiane(Molossiens) me ato te Himares(Chimere), te cilen e quajti Zoilon (Zhulati)...Dhe kur Aidoneus kishte vdekur, djali i tij Glykon, qe e pasoi, i dha motren e tij Dovile ne martese me Filimon(Philimon), djali i Atlasit, si garanci te nje paqeje te sinqerte. Dovile, qe kishte pasuri te medha, shpenzoi shuma te konsiderueshme per te ngritur prane Druinopolit nje treg me dyqane dhe artizane qe ushtronin zanatin e endjes, me ne fund ajo beri qe me ndihmen e nje ujesjellesi, te conte ujin ne qytet tek nje shatervan qe e quajti Neocoron hydor. Mbreteria e Stratonit zgjati tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se ketij princi, djali i tij Olympius u ngjit ne fron, dhe pati ndertuar nje keshtjelle ne ane te Kaonise(kalaja e Laboves), afer lumit Socachus(Suhes), dhe urdheroi te ngriheshin statujat e Saturnit dhe te Panit, ne lartesine e malit fqinj te Vathypelon,(e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin") ne vendin ku tani shihet nje fshat Apanolampovon(Labova e Siperme, duhet theksuar se shenjimi i Laboves me "lampova" ku kemi "lampo-drita" dhe "va" ose "vau", e cila ne aramaisht shenjonte Kaun-demin, Veneren, pushtetin e Papes, mund te merret dhe si "Drita e Kaut"apo e Kaonise, gje e cila nenkupton ekzistencen e nje vendi te shenjte primitiv ne kete vend). Ne shkembin siper kishes se Laboves se Kryqit gjendet nje shpelle te cilet banoret e quajne "shpella e Primos"(e te parit). Te ben pershtypje ne te nje masiv shkembor para saj ne formen e nje fallusi.Me ne fund Olimpius, pas nje mbreterimi te gjate, duke ndjere afrimin e fundit te tij, ai shkoi ne mal per te marre pjese ne nje feste qe zgjati pese dite, lejoi te tjeret te ndertonin nje statuje per te, dhe me pas duke zbritur ne Kaoni perfundoi ditet e tij. Pas Olympusit erdhi ne fron Apollonius, djali i Leucide-s. Periklete, njeri gojetar i shquar, i cili ka ardhur ne fron pas Apollonit, mbreteroi mbi druinopolitet dhe kaonet. Pas kesaj kohe shohim te ngjitet ne fron Serapus, pasardhes i familjes se Atlasit. Ky princ i shkelqyer, ndoshta pa u menduar mire, ndermori menjehere luften kunder Moloseve, Aidoniteve dhe Epiroteve (ketu epirotet ndahen me vete, gje e cila nuk del e tille ne burime te tjera), te cilet i nenshtroi me ane te trupave ushtarake shume te disiplinuara, qe ai komandonte. Armiqte e tyre rrezuan keshtjellat dhe fortifikimet e tyre, me perjashtim te Kaonopolit (Chaonopolis-Jerma), te cilet i respektonin per faktin se banoret kishin nje traktat aleance me fiset e Atlasit. Pak kohe pas kesaj katastrofe, Kanopolitet(Chanopolitains), munden te ktheheshin ne kete fortese, pasuri e se ciles i perkiste Damiusit, i cili ishte ne paqe me te gjithe fqinjet e tij. Persa i perket Druinopolisit dhe vendeve qe vareshin prej tij, ato qendruan te pabanuara, dhe plotesisht rrenoja per gati njeqindetetedhjeteepese vjet, te dhena sipas historive te Kastor Kaonianit(Castor le Chaonien) dhe Maqedonas Formius (Macedonien Phormius), te cilet kane permendur Serapusin.Pas ketij numuri vitesh, Kaonet te riperterire prej fatkeqsive te tyre, duke ruajtur kujtimin e atdheut te tyre, ju drejtuan prijesave te Epiroteve, Aidoniteve, Moloseve dhe Fenikasve(Phenicien), te mbledhur ne Feniki(Phenice-Finiqi), duke ju lutur atyre tu lejonin te ringrinin Druinopolisin, dhe vendet qe vareshin prej tij. Por prijesat e ketyre vendeve ju kujtuan skandalet publike, qe ata kishin shkaktuar me hajduterite e tyre, dhe per kete rrezuan kerkesen e tyre, duke ju thene atyre tu drejtoheshin princave italiane (aux princes italiens-perandoreve romake), pergjigje e cila do te percaktonte nenshtrimin e tyre ndaj dominimit Frank(?).Si pasoje e kesaj thirrjeje dhe e ketij apeli, mbreti i Italise(perandor romak) i kthyer nga ana e Albioupolis(Elbasani) dhe Avlone(Vlora), te gjitha kantonet fqinje deri ne Belgrad(Berat) dhe vendet ne varesine e saj, te cilet rinjohen autoritetin e tij. I magjepsur nga vlerat e ketyre popujve ai zgjodhi ne fisin e Atlasit dhe Titusit nje burre te quajtur Saron, i cili ndertoi perballe Druinopolisit nje keshtjelle te forte te quajtur, Goranopolis, me emrin e babait te tij Goragon, ne vendin ku tani shihet fshati Goranxi (per kete kala nuk ka informacion shkencor per ekzistencen e saj). Mbreti gradoi me titullin shiliark(chiliarque), Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesen Libatonion(ne Libohove), ne nje vend shume te kendshem, te shendetshme dhe te bollshem me burime jetesore ujore(Pukevili mendon se ky vend ndodhet tani ne kishen e quajtur Paleo episkopi. Midis Libohoves dhe Laboves gjejme toponimin Qisha Mat (nene), dhe rrenojat e saj.Mbreti(mendoj se duhet te jete perandori romak Hadriani) i magjepsur nga bukuria e vendit, duke pare qytetin e tij te restauruar, beri qe te vinin nga Italia dhjetemije njerez, te cilat i vendosi aty se bashku me familjet e tyre(Druinopoli duhet te ishte nje qytet me emer te madh, perderisa kemi nje ngjarje te tille). Pasi kishte vizituar mejdiset, gjate pese vjeteve ai nenshtroi Aidonitet, Epirotet, Fenikasit dhe Himariotet, duke u kthyer ne qytetin e bukur te Fenice(Finiqit), ku u semur dhe gjate kthimit ne vendin e tij perfundoi ditet.(d.m.th. Hadriani ka vdekur ne Finiq)Ne kete menyre Druinopolis, dhe vendet fqinje detare deri ne Avlone, qene te nenshtruar nga te huajt. Gjate kesaj kohe popullata u dyfishua nga cishte me pare; por herezitet kishin filluar manifestimet e tyre ne Perendim, duke ndryshuar besimin qe kishin marre nga Shen Pjetri dhe apostujt e tjere, kristianet qe ishin ngushtesisht te lidhur me dogmat e para qe ata kishin perqafuar, u ngriten kunder te huajve, duke formuar nje lidhje mbrojtese dhe sulmuese me Epirotet, Fenikasit dhe Konienet(Coniens-banoret e Konispolit).Gjer ne kohen e Justinianit te Madh(527-565) te gjitha keto vende, nuk ishin te neshtruara vecse indirekt fronit te Kostandinit(te Madh?). Atehere derguan perfaqesues dymbedhjete drynopolitains dhe po aq kaonas, te gjithe burra te shquar per nga prejardhja dhe maturia e tyre, dhe qe perandori qe i mrekulluar t'i shihte. Tre dite pas audiences qe i dha atyre, u dha disave prej tyre dinjitetin per tu atashuar ne oborrin e tij, dhe u besoi te tjereve dergimin ne vendin e tyre. Pastaj ai emeroi nje kryeshpatar, intendent te ketyre vendeve, te cilat ishin Aidoneja(Ajdhonia), Phenicie(Fenikia, Finiqi), Himara, Vlora dhe Berati, dhe pas shtate vjetesh vendi qe paqesuar sipas deshirave te tij. Pasi protospathari Aleksander kishte vdekur, Kostandin Druinopoliti i qytetit te Lampoves, ishte emeruar ne vendin e tij. Ky intendent i ri, i ndihmuar nga bujaria e perandorit, ndertoi nje kishe te mrekullueshme kushtuar Shen Marise. Qyteti qe atehere ishte i perbere nga nenteqindedhjete shtepi, te banuara nga race shume e bukur njerezish, qe deklaruar Stavropije, e pavarur, te gatshem ne pergjigje, kur i kerkonte perandori ne ngjarje te jashtezakonshme te shtetit. Persa i perket lagjes se siperme, e perbere nga njeqindetetedhjete shtepi, ne varesi te kishes se Shen Thanasit, mbetet nen arqipeshkevine ashtu si pjesa tjeter e dioqezes. I njejti perandor, i dha nje toke te punueshme, njezet zevgaria(njesi e vecante toke), dy mullinj per mbajtjen dhe ushqimin e dymbedhjete murgjeve te caktuar nga nje dekret(bulle) i arte perandorake; me ne fund ai shtoi dhuraten me dymbedhjete drachmes te drurit te Kryqit te Vertete dhe zbukurime te qendisura ne ar, te vleresuara me cmimin prej njemije piastrash.Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk mundi t'i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552 Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone), te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e shkaterruan qysh nga themelet. Megjithe kete katastrofe mbeten tre femijet e shquar te familjes Libatonios, te quajtur Argyrus, Colores dhe Chrysodalus, qe ndane me mirekuptim ne pjese te barabarta. Per pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e tij(me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin), Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis(Tepelenen). Colores ndertoi nje keshtjelle te forte(ne Kollorcen e sotme) ne afersi te kanalit hidraulik nentokesor(Souterazzi), prane lumit Drinos(Drynus) dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me Arinishtes apo Aristion-it), dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen Marise se Koshovices(Cossovitza). Me ne fund Chrysodalus, ndertoi nje fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin, dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion(Delvina), deri ne te djathte te lumit Socachus(Suhes).Pas ketyre ndertimeve dhe ndarjeve te tre vellezerit derguan perfaqesues tek perandori Tiber (572-582), ti kthenin atij homazhet dhe ta lajmeronin ne te njejten kohe per shkaterrimin e Druinopolit. Perandori u magjeps per durimin, ndjenjen e besimit dhe te meshires e tyre. Pasi kishte thirrur prane tij Argyrus, me te cilin u tregua shume bujar, e porositi te qeveriste vendin me ndjenja fetare, maturi e drejtesi; perandori i imponoi atij detyrimin per te paguar cdo vit ne thesarin perandorak 20.000 monedha ari, dhe te mbante tepricen e haracit ne rezerve, me qellim qe te plotesonte nevojat e vendit ne rast lufte. Taksat e Kaonise(Chaonie) dhe te Druinopolin, perfshire edhe Titopolis, arrinin ne 80.000 monedha ari. Argyrus ndertoi ne brendesi te qytetit te tij nje kishe, nen invokimin e Pantokratorit(e cila nuk mund te indentifikohet?), ndertimi i se ciles u bazua sipas nje dekreti(bulle) me vule ari te perandorit Tibère, ashtu si tempulli i kushtuar shume te shenjteruares, nenes se Zotit (te cilen e kishte ngritur Justiniani i Madh ne Labove).Vendi qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685). Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoïle (Zhulatit) dhe Chomêle (Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij.Pastaj paqja vazhdoi deri ne mbreterimin e Léon III Isaurien (715-717), qe duke qene ikonoklast, dergoi urdher te shkaterroheshin dhe te thyheshin imazhet e shenjtoreve; kristianet u revoltuan dhe vrane te derguarit e tij. Pas kesaj, Léon urdheroi te masakroheshin 40 pengje qe ia kishin derguar atij, sipas kushteve te vena qysh me dekretet e perandorit Justiniani i Madh. Pas kesaj ngjarjeje, vendet ne fjale mbeten ne revolte, deri ne ardhjen ne fuqi te Constantinit VI (780-802) dhe Irènes (797-802). Epirotet, te informuar per respektin qe keta princer (nenkupto perandore) kishin per fene, nxituan te shkonin prane tyre, me dhurata, me qellim qe t'u jepnin atyre betimin dhe besnikerine. Ata prezantuan dhuratat dhe do te vazhdonin te paguanin taksat, te cilat ishin fiksuar nga nje dekret te arte te vjeter (ancienne bulle d'or), deri ne drejtimin e perandorit Aleks Komnenin.(1081-1118)Kur Aleksi hipi ne fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkond : Dukas, i Argirit (Gjirokastres); Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit); Andre i Chomele-s (Homelices); Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes); Costantini, i Colores (Kollorces); Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit); Marku Dijetari i Chaonie (Kaonise); Joan Polijan (Policanit), Manueli i Délès; Leontini, i Livatovie-s (Libohoves); dhe Kiriaku i Aristionit.Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz, dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te ndertuar nje kishe "Fjetja e Shen Marise" (ka mundesi te jete kisha ne Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke; ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)"

Post scriptum

Historia e permendur me siper me shkurtime, sjell pa dyshim nje informacion me interes deri diku te zgjeruar mbi disa ngjarje te koheve te shkuara qe sot kerkojne dhe nje specifikim me te madh kohor nga ana jone. Ne kohet heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike : Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe Ekspedita e Trojes.
...
Ardhja e fisit te Atlasit ne keto ane, nuk tregon se ata ishin te huaj per banoret vendas te Epirit. Ndoshta Pukevili dhe historia qe boton, me pa te drejte i cileson ata si te huaj. Po te ndjekim linjen gjenealogjike te Atllasit kuptojme me se miri pranine e popullsise se vjeter pelasgjike ne suportin e tij. Nga bashkimi i Atlasit me Pleion-in kemi Elektren, e cila duke u bashkuar me Zeusin lind Dardanus-in. Ky i fundit duke u bashkuar me Bateia-n jep Tros-in, dhe Tros-i lind Ganymede-n. e keshtu me rradhe nga Assaracus kemi Capus, dhe nga Anchises(emri me i vjeter i Sarandes) ne bashkim me Aferditen lind Enea. Nga burimet e shumta eshte miratuar qendresa e tij per nje kohe ne Butrint. Pasi kaluan disa gjenerata, nga Enea lind Numitor, dhe nga ky i fundit del Mars-i, dhe prej tij lind Romi dhe Romuli, themeluesit e Romes.(Cassell's Dictionary of Clasical Mythology, 2001, faqe 808-9) Me sa duket dhe nga emrat mitologjike dhe historik qe rrjedhin nga kjo linje gjenealogjike, kane kryer vepra te medha. Figura e Atlasit(Atlante) perfaqson ate pjese te rendesishme heroike ku deshmohet levizje te shumta. Ai figurativisht ne paraqitjet antike figurohet me globin e botes na supe, gje e cila deshmon popullin qe ka kryer levizjet e medha. Per te thuhet qe vjen nga Azia, eshte mbret i Afrikes dhe i Atlantides. Civilizimi i tij paraqitet shume i zhvilluar dhe mjaft i fuqishem, duke zoteruar njohjen e te gjithe botes se eksploruar deri atehere. Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe padyshim zoteronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, qe pasuan me zhdukjen e Atlantides(rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave(Glans Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate tregimit te "Kronikes se Argirokastres", i gjenin te hapura. Por megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e ngushta me popullsine autoktone. Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit, nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i bashkesise iliriane.Valle ce shtyu perandorin romak Hadrian t'i vendoste emrin e tij ketij vendbanimi te famshem, po Justinianin e Madh? Druinopoli, apo qyteti i "drurit"(lisit-drus ne greq.) do te merrte emrin ne shek.II Hadrianopoli dhe ne shek. VI Justinianopoli, i konfirmuar ky fakt edhe nga Prokopi i Cezarese.Shtrirja e qytetit te Druinopolit ne te gjithe luginen, dhe kalimi qendres se tij me vone ne Gjirokaster, na ben me dije se edhe shenjimi "Dropull"(Drope-ul, ose "Dropol", ku kemi "dro" dhe "poli", qyteti i drurit, apo i lisit) eshte i njejte me "Dropeja" dhe "Drino"(Dru-jete, e permendur me lart), duke deshmuar per te njejten popullsi protohelene te Lugines se Drinos, gje e cila e pare ne kontekstin e mesiperm ve ne dyshim prezencen e nje minoriteti grek ne kete zone. Popullsia e ardhur ne Luginen e Drinos eshte paleoindoevropiane dhe u prit miqesisht nga banoret kaone te Epirit, te cilet ishin po te tille.

Shenim:
Titulli i shkrimit
eshte vendosur nga redaksia e Lunxheria Blog





DHULKARNEJNI – DYBRIRËSHI

Nga FILIP BOGA- Gjirokaster

Kur kam lexuar Kur’anin, përshtatur në shqip nga Jetish Bajrami, më bëri përshtypje nxitimi i tij për të thënë se personazhi mitologjik Dhulkarnejni nuk është Leka i Madh, mbasi Leka ishte politeist. Argumenti i tij nuk më është dukur bindës. Gazeta “Lunxhëria” Shtator 2006 botoi shkrimin e Dr. Moikom Zeqos “Aleksandri i Madh, lidhjet e ngushta me shqiptarët”, marrë nga “Gazeta shqiptare” Dhjetor 2000, ku thuhet se shumë studiues, midis tyre edhe Sami Frashëri, mendojnë se Dhulkarnejni është Aleksandri i Madh. Në shkrim jepen edhe gjurmë të Aleksandrit si poezia në Kishën e manastirit të Shën Marisë në Himarë. Shqipëria është një nga vendet e bëmave të tij, që krijoi perandorinë që nga deti Adriatik dhe deri në Indi, Himalaja dhe oqeanin Indian. Gazeta “Albania” datë 24.01.2007 botoi shkrimin e Arben Llallës “Aleksandri i Madh, i Greqisë apo i Shqiptarëve?” ku tregohen lidhjet e gjakut të tij me shqiptarët. Shkrime të tilla duhen përkrahur dhe nxitur nga institucionet shtetërore dhe shkencore sepse gënjeshtra ka mbuluar botën. Duhet të kthehemi tek Naim Frashëri. Do të përmend disa vargje nga “Dëshir’e vërtetë e shqiptarëve”, botim Greqisht:
“Me Lekën vamë, Maqedhonijtë
mundëm Darranë, (Darin, mbretin e Persisë) E ilirinjtë
Dërrmën i dhamë, E Mollosinjtë
Gjithë Azisë. Gjith ata qenë
Dhe ata janë
prindërit tanë.
Në këtë shkrim kryesisht do të analizoj shpjegimet e Jetish Bajramit dhe do të paraqes mendimet e mia.
Kur’ani Suretu El Kehf ajeti 83.
“Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaj: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”
84. “Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që mund të arrijë”
86. “Deri kur arriti në perëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në një farë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrësh me të mirë e t’i udhëzosh!”
87. “Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do të dënojmë.”
90. “Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë si po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
Ajet 91 flet për sundimin e drejtë të Dhulkarnejnit.
Ajeti 93, Dhulkarnejni shkon drejt Veriut ku gjeti një popull që nuk kuptonte gjuhë tjetër veç gjuhës së vet dhe ata u ankuan për Je’xhuxh Me’xhuxhët, që bëjnë shkatërrime në tokë dhe kërkuan që t’i japin një tatim për të ndërtuar një pendë mbrojtëse.
Ajeti 95,96. Dhulkarnejni u kërkoi fuqi punëtore, hekur dhe bakër, ndezi zjarr dhe bëri një pendë të pakapërcyeshme deri në ditët e fundit të botës. Kur’ani fundin e botës e lidh me daljen e Je’xhuxh Me’xhuxhëve. Në kaptinën “Enbija” ka disa ajete që flasin rreth tyre si një nga shenjat paralajmëruese për afrimin e Kijametit.
Komenti i shqipëruesit Jetish Bajrami
“Rreth personalitetit të Dhulkarnejnit janë dhënë mendime dhe interpretime të shumëllojshme. Kur’ani nuk cek ndonjë sqarim të thuhet se kush ishte Dhulkarnejni, kur ishte dhe në ç’vend udhëtoi dhe veproi. Përmend sundimin e tij, drejtësinë në sundim, ndihmën që u ofroi njerëzve, devotshmërinë dhe besimin e tij të sinqertë… “Dhulkarnejn” nga Arabishtja do të thotë dybrirësh. Përse quhet kështu ka shumë mendime dhe ndoshta më i pranueshmi prej tyre është pse sundimi i tij arriti deri tek briri i Perëndimit dhe i Lindjes, çka jep të kuptohet për një territor shumë të gjerë. Nuk është fjala për Lekën e Madh siç mendoi dikush, pse ky ishte politeist.
Kur’ani përmend tre udhëtime të Dhulkarnejnit, një në perëndim, një në lindje deri tek një popull që thuajse ishte i egër, nuk kishte shtëpi, nuk kishte petka në trup, pra jetonin në shpella dhe lakuriq. Ai bëri dhe një udhëtim në veri diku tek Azerbajzhani dhe liqeni Kaspik. Populli i ati vendi ankohet për krimet që bënin fisi Je’xhuxh Me’xhuxh, e që ishin të përçudët dhe me fizionominë e tyre tepër të gjatë ose tepër të shkurtër. Dhulkarnejni u ndihmoi kundër tyre duke u ndërtuar një pendë të fortë, të cilën nuk mund ta kalonin deri kur të afrojë Koha e Kijametit, e Zoti ta shkatërrojë atë pendë.”
Komenti im:
Emri ‘Dhulkarnejn’ vjen nga arabishtja: karn-bri; ein- çift. Dhu el karnejn do të thotë poseiduesi i dy brirëve. Me pak ndryshim ky emër ka kuptim dhe në latinisht, mbase nga koha e Perandorisë Romake. Në librin latinisht “Anatomia Umana” shpjegohet një pjesë prej kërci të butë pas kombit, lukthit ose Mollës së Adamit në grykën e njeriut, që ka dy cepa anash si bri, të sipërmet më të gjata se të poshtmet dhe që quhen Kornea superiori dhe Kornea inferiori, briri i sipërm dhe briri i poshtëm. Dhu-due-Latinisht, dhio Greqisht. Dhulkarnejn nuk do të thotë vetëm pse arriti tek briri i perëndimit dhe tek briri i lindjes, por edhe sepse mbante në luftë helmetën me dy brirë. Sipas shkrimeve të përmendura më sipër kurorën me dy brirë e ka mbajtur Aleksandri i Madh, Pirrua dhe Skënderbeu. Është simbol pellazgjik. Popujt e lindjes që e shikonin Lekën e Madh e quanin Dhulkarnejn-Dybrirësh nisur nga pamja. Emrin Aleksandër e ka marrë me vonë, kurse emrin e fëmijërisë e kishte Meriamun. Kur’ani që do të thotë shpallje është libri i shenjtë i muslimanëve dhe ky libër i shenjtë, nëse do të supozonim se Dhulkarnejni do të ishte vetë Leka i Madh, e shpall të drejtë sundimin e Aleksandrit dhe Perandorisë që krijoi ai. Faktet historike flasin për drejtësinë në sundim të Aleksandrit. Ai armikut të tij, Darit të Persisë i bëri një varrim madhështor dhe Dari tha që pas vdekjes së tij nuk dëshironte asnjë tjetër në fron përveç Aleksandrit. Aleksandri u martua me vajzën e Darit.
Ana morale e Aleksandrit. Urdhëroi dënimin e dy ushtarëve maqedonas që çnderuan disa gra, të vriteshin me gurë si bisha të egra.
Mëma e Darit kur vdiq Aleksandri, preu ushqimin deri sa vdiq. Aleksandri pushtoi kala dhe theu ushtri armike, por nuk masakroi popuj, nuk zhduku qytete siç bënë grekët në Trojë, Romakët në Epir, Iliri etj. Duke zhdukur dhe Antigonenë, qytet afër fshatit tim, Saraqinishtë. Romakët kryqëzuan edhe Jezu Krishtin dhe Pilati “i lau duart”. Europianët persekutuan Hebrenjtë për kryqëzimin e Krishtit. Në Perandorinë e Aleksandrit popujt ishin të barabartë.
84- “Ne i mundësuam atij forcë…” Kjo shpallje e Kur’anit tregon se Perëndia i dha atij, Lekës (gjithmonë nëse do të ishte i vërtetë supozimi që Dhulkarnejni ishte Leka i Madh), forcë dhe mundësi për çdo send që mund të arrijë, të cilat janë të paarritshme për njerëzit e tjerë. Sipas fjalëve të Kur’anit del njeri me fuqi të jashtëzakonshme. 323 vjet me vonë u lind Krishti. Aleksandri është meteori më i shndritshëm në historinë e njerëzimit. Aleksandri shfaqej si perëndi para popujve barbarë, kurse ndaj Grekëve me shumë ndrojtje. Dy dekrete nga kryeqyteti Romak, Suza, u impononin qyteteve greke që ta nderonin si hyjni. Aleksandri u kthye në mit dhe hyjni edhen nga zyra e tij e propagandës mbretërore.
Në oazet e Sivës prifti i tempullit të perëndisë, autoriteti më i madh fetar i kohës, e priti Aleksandrin me të njëjtin rit që priste faraonët dhe e përshëndeti si “bir i perëndisë Amon – Ra”. Në letrën që Aleksandri i dërgon së ëmës, Olimbisë, ai e quan vehten bir i Amon-it.
Afër mendsh që mitet, në arabisht hadithet zënë vend edhe në Kur’an. Çuditërisht fjala hadithe koinçidon me rrënjët shqip ‘di dhe the’, pra dituritë e thëna të transmetuara brez pas brezi. Edhe në Greqisht mite, mitologji, do të thotë tregim. Mi the, më tregove. Arsyetimi i vetëm që nuk pranohet të jetë Dhulkarnejni Leka i Madh është se Leka ishte politeist, besonte në shumë perëndi. Si i tillë nuk ka vend në Kur’an. Por Dhulkarnejni është personazh mitologjik, të paktën një mijë vjet para se të shkruhej Kur’ani. Në atë kohë gjithë bota ishte pagane, besonte në shumë perëndi, rrjedhimisht nuk bën përjashtim as Dhulkarnejni.
Historikisht monoteizmin e ka praktikuar për herë të parë vetëm nje faraon i Egjiptit dhe vetëm gjatë kohës së sundimit të tij; besimin e vetëm në një perëndi, perëndinë e diellit, Aton, si krijues i jetës. Por faraonët e Egjiptit nuk kanë shkuar as në lindje as në perëndim. Sipas J. Bajramit Kur’ani nuk cek ndonjë sqarim të thuhet se kush është Dulkarnejni, kur ishte dhe në ç’vende udhëtoi dhe veproi.
Sipas krahasimit të gjitha dokumenteve historike dhe të dhënave shkencore është Aleksandri i Madh. Udhëtimi në vendperëndimin e Diellit tek burimi me lym të zi. E ëma e Aleksandrit, Olimbia, kur u nda nga burri, Filipi mbreti i Maqedonisë, e morri Aleksandrin fëmijë me vehte në Epir. Burimi me lym të zi janë fontana nafte të përmendura edhe në antikitet, zjarre që dalin nga toka në fushën e Myzeqesë në Iliri. Më tutje është edhe Selenica me bitumin e saj. Sot janë zbuluar rezerva shumë të mëdha gazi dhe nafte. Sipas Kur’anit Dhulkarnejni shkoi në vendperëndimin e diellit, mund që Aleksandri do të ketë vizituar “qytetin hijerëndë” të Apollonisë natyrisht pa ushtri. Mbase ka marrë edhe mësime atje. Vendperëndimi i diellit është deti Adriatik, në antikitet deti Jon, (i jonë, yni). Sipas Plutarkut, “Jeta e Aleksandrit 57.5 një maqedonas me emrin Proksen kur po rëmihte tokën për të ngritur tendën mbretërore pranë lumit Oksos në kufi midis Baktrianës dhe Sogdianës, zbulon një burim nafte që gabimisht e pandehën për vaj ulliri, megjithëse atje nuk kishte fare ullinj. Këtë thotë autori tjetër Ateneu (II faqja 42) (Ditarët dhe letrat e Aleksandrit të Madh, Pietro Citati). Kjo vërteton që nafta është zbuluar nga Aleksandri. Aleksandri jetoi 33 vjet. Po në këtë moshë u kryqëzua edhe Krishti. Është rastësi apo imitim? Dhulkarnejni nuk mund të jetë thjesht një personazh, real apo mitologjik. Ai është një sundimtar i madh dhe më i madhi. Simbol kishte diellin, dritën. Perandoria Romake simbol kishte ulkonjën, egërsinë. Delenda ist Kartago. Kartagjenën e pushtoi, masakroi popullsinë dhe mbolli kripë. Perandoria Osmane simbol kishte hënën. Nuk dihet se kur ishte Dhulkarnejni? Po, dihet me siguri sundimi i Lekës së Madh Viti 336~323 P.K.
Briri perëndimor është Deti Jon (Jonë). Territori i gjerë i sundimit të tij arrin në bririn lindor, Indinë dhe oqeanin Indian. Pasi pushtoi Indinë, u hipi anijeve, voziti rreth 200 km në oqean, të cilin e quajti ‘Deti i Madh’. Nuk i zuri syri gjëkundi tokë dhe u kthye mbrapsh. Emri i Kontinentit të Azisë rrjedh prej fjalës asire “Asu” që do të thotë toka prej ku lind dielli, vëndet në lindje të shtetit të tyre.
Paleolinguistika – metodologji e veçantë analitike-statistikore që lejon kuptimin e një kulture nëpërmjet gjuhës duke hetuar e zbuluar gjurmët e saj në parahistori dhe larg trojeve ku flitet sot. Kjo jo vetëm për të kërkuar prejardhjen e saj, por më tepër për të kuptuar shkallën e shkëmbimeve kulturore krahas atyre tregëtare mes popujve me gjuhë e kulture krejt ndryshe dhe larg gjeografikisht.
Grekët quajnë në kuptimin lindje Anatoli, Anadollin, Turqinë. Mbase fjala yll, ilios-diell, ana që del dielli. Gjermania e Vili Brand-it nxorri termin “Ost-politika” politika ekonomike drejt lindjes. Fronti i Lindjes gjatë luftës II Botërore. Ushtria e Aleksandrit shkoi drejt lindjes në Indi e cila mendoj se vjen nga fjala shqipe lindje. Lindia. Bie bashkëtingëllorja ‘l’. Besoj se është fare normale për profesorët e gjuhës për këtë fjalë që ka kaluar gjuhë më gjuhë dymijë vjet. Le të kujtojmë se edhe fjala Kinë, nuk është fjalë kineze, por vjen nga fjala çaj, çajna. Me këtë fjalë e quajtën tregëtarët europianë. Për të vajtur në Indi, Aleksandri kaloi malet me borë të Hindokushit. Pyetsori “kush” sipas E. Çabejt është në gjuhët indoeuropiane. Pra Hindokushi tregon shtegtimin e mundimshëm për të gjetur Lindjen. Kush është Lindja? Indinë.
India, lumi Ind, oqeani Indian. Lumi Ind është kufiri i lindjes ku udhëtoi me anije Aleksandri me drejtim veri jug. Gabimisht ai kujtoi se z buloi burimin e Nilit dhe i shkroi mëmës që kishte zbuluar burimin e Nilit, sepse në të kishte krokodilë dhe rriteshin bathët si në Egjipt. Pastaj shpejt e kuptoi gabimin dhe burimet e Nilit mbetën në ‘Nil- në- ije’ për dy mijë vjet. K. Kolombi kur zbuloi Amerikën gabimisht quajti Indi dhe hemisferën perëndimore, popullsinë vendase e quajtën indianë, Shteti Indiana në Amerikë.
Aleksandri vdiq i ri nuk e pushtoi dot dhe perëndimin. Amanetin e tij e plotësoi fjala shqipe “lindje”, Aleksandri më i Madh, njëkohësisht dhe fjala më madhështore në botë. Malet Tora Bora në Afganistan mund ta kenë prejardhjen nga shqipja ‘tërë borë’.
Spanjën e shpjegojnë që vjen nga Greqishtja në kuptimin perëndim. Në pjesën më të madhe rrethohet nga oqeani. Espanja, është pa anë oqeani që e rrethon. Est pa anë.Oqean, që mund të jetë e prejardhur prej shqipes ‘o ke anë’, është i pafundëm. Këtë fjalë e shpjegojnë nga mitologjia greke okeanos. Fjala “an” është e terminologjisë detare ilire. Anije, që ecën anash bregut.
Angli do të thotë në anë të Galisë. Apo është fjalë saksone? Britani do të thotë bri-tana. E tëra, e gjitha është përballë, përbri i gjithë ishulli i madh. ippeas-kalorës, ippiko- kalorësi.
ippos-ippizëm-fjalë greke. Mirëpo grekët kalit i thonë ‘alogo’.
Vjen nga fjala shqipe hip, ip. Njëkohësisht është një pasthirrmë, që mbush mushkërinë me ajër dhe e ndalon me një tendosje të beftë të muskujve të trupit për t’u hedhur mbi kalë. Forca kryesore e ushtrisë së Aleksandrit ishte kalorësia.
Aleksandri shpartalloi kështjella. Për të tnyer portat e kështjellave përdorej një trung i madh që quhej DASH, të cilit i vendosej majë hekuri, mbahej nga dhjetra ushtarë. Sipas Çabejt dele është fjalë ilire, Dalmaci vjen nga fjala dele, delmur. Por edhe dash është fjalë ilire.
Fjalën ‘dash’ e gjejmë në anglisht në kuptimin e veprimit si të deshve që marrin vrull dhe përplasen bri më bri dhe të ushtarëve që thyejnë portat e kështjellave. Dash-hedh, flak, thyej, vërtitem, sulem lëvizje e vrullshme, goditje, shtytje. Dashing- i shpejtë i vrullshëm.
- Gali quanin Romakët Francën. Nuk mund të thuhet se vjen nga Greqishtja galla-qumësht. Gali, ‘(n)ga (m)ali’, do të thotë nga mali shkohet nga Italia në Francë, nga Alpet. ‘Alpe’ thuhet se vjen nga fjala Latine alp. Alpe (m)al pe. Bie ‘m’. Alpet ndajnë Italinë nga Franca. Mos harojmë që në Itali Etruskët flisnin Shqip.
Ajeti 90 tregon se Dhulkarnejni gjeti popuj që nuk kishin shtëpi etj. Në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, ministri i jashtëm i Gjermanisë tha: “E kemi për detyrë të mbrojmë Kosovën. Tre mijë vjet më parë kur ilirët kishin kulturën e tyre, ne ishim nëpër pemë”. Po lakuriq dhe nëpër pemë tutje Uraleve ishin dhe Serbët. Mbase banonin në izba- kasolle druri.
Ajeti 93, drejt veriut, populli që u ankua për Je’xhuxh Me’xhuxhët. Me kujtohet nga historia e klasës VII viti shkollor 1963-1964. Fiset gjermane të tmerruar nga Hunët e shëmtuar që i pandehnin për përbindësha dhe që hanin mish të pazier, i luteshin guvernatorit Romak në breg të Danubit që të kalonin në tokat e perandorisë. Romakët i lejuan dhe kështu ndryshoi historia e Europës. Dhulkarnejni ndërtoi një pendë mbrojtëse me mburojat e ushtarëve të tij maqedonas, grekë, epirotë, ilirë. Je’xhuxh Me’xhuxhët ishin edhe fiset barbare që shkatërruan Ilirinë, edhe fiset slave që zaptuan atdheun e Aleksandrit dhe asimiluan 9/10 e Ilirisë. Ishin edhe Turqit selxhukë dhe Dhulkarnejni tjetër, Skënderbeu, ngriti një tjetër pendë për mbrojtjen e qytetërimit Europian. Në Lindje Kinezët ndërtuan një tjetër pendë, Murin e Madh Kinez, një nga shtatë mrekullitë e botës, që duket që nga Hëna.
Aleksandri ndërtoi qytete ne vendet e pushtuara dhe u vuri emrin e tij. Aleksandria e Egjiptit, Alexandropulos në Greqi dhe deri tek Aleksandria e Kaukazit. Po në Shqipëri a ka toponime me emrin e tij?
1- Në Tepelenë është fshati Lekël. Nuk di gjë për lashtësinë e këtij Toponimi.
2- Në gazetën A.B.C. 20.05.2007 u botua harta “Shqipëria e Epërme”, hartë venedikase të viteve 1560. Në këtë hartë Fiume Boiana (Buna) (rrëfen Ermano Amao) nuk derdhet në det me Drinon. Fiume Drino derdhet pak majtas Alessio*Lyssus, collina della Alessio.
Në hartën e mësipërme Lezha me kalanë e saj ka emrin Alessio. Mirëpo në gjuhët Latine Alessio është shkurtimi emrit Aleks. Aleandro është Aleksandër. Lezha është Aleksandria shqiptare.
‘Fryn erë Leshiane’ thuhet në Shkodër për erën që fryn nga Lezha. Skënderbeu u varros në Lesh; me këtë emër edhe baballarët tanë nga Jugu nuk kanë nënkuptuar leshin. Emri Llesh që e përdornin nga veriu i Shqipërisë, ashtu si emri Lekë është shkurtim i emrit Aleksandër. Në hartë tregohet rruga “Viaggio da Alessio all Abbatiadis. Alessandro.” Rruga niset nga Kalaja e Lezhës kalon lumin Fan dhe drejtohet drejt Kosovës. Duhen parë harta të tjera Venedikase të shek XV për të parë se Abbatia e Shën Aleksandrit është një pjesë e Kosovës apo gjithë Kosova. Gjithsesi kjo kundërshton fallsitetin e pretendimit Serb që Kosovën e quan Stara Srbija (Serbia e vjetër). Fatkeqësisht monumentet e Krishtera të kulturës Shqiptarët ua falën Serbëve dhe sot vihet si kusht mbrojtja e kishave serbe për pamvarësinë e Kosovës. Toponimi i Aleksandrit është dhe në Kosovë. Kjo rrugë që po ndërtohet tani thonë se në mesjetë quhej rruga e Arbërit. Marin Barleti në librin “Rrethimi i Shkodrës” thotë se Turqit e quajtën Shkodrën Iskënderie për shkak të qëndresës heroike mbinjerëzore që i bëri rrethimit Turk. ishte penda e fundit shqiptare që mbrojti Europën. Pra populli shqiptar është Dhulkarnejn. Turqit e quajtën Gjergj Kastriotin Iskanderbej. Me emrin më të lartë (në kuptimin e titullit) Aleksandër. Pse nuk quajtën sulltanët e tyre të mëdhenj Muratin dhe Mehmetin Ngadhënjyes? Ose gjeneralët e mëdhenj të kombeve të tjerë si Huniadin? Aq më tepër që Skënderbeu për Turqit ishte qafir (i pabesë), bukëshkalë se i tradhëtoi në ndeshjen me Huniadin.
E quajtën në radhë të parë se i përkasin një kombi. Që nga bregdeti Adriatik deri në Selanik quhej Maqedoni. Maqedoni, Epir dhe më pak Arbëri quhej gjithë Shqipëria sipas Barletit. Kruja në Epir sipas librit. Kjo nuk është lajthitje e Barletit. Skënderbeu u varros në Lesh. Çfarë koincidence, kishte emrin e Aleksandrit dhe u varros në qytetin e Aleksandrit! Bajroni tek poema Çajld Harold ka kënduar:
“Shqipëri, ku lindi Iskanderi,
dhe Iskanderi tjetër (me shpatë) Turqit i dërrmon…”
Feliks Zhulien: “Në të gjitha kohërat Shqipëria ka qenë vendi klasik i heronjve: Homeri atje gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin etj.
Fatkeqësisht filmi i Hollivudit për Aleksandrin është mohues.
Sipas tekstit të parë shkollor në gjuhën shqipe (ku gjeografia quhet dhetregonja) gjenerali Romak e pyeti Hanibalin e mundur se cili ishte gjenerali më i madh në botë. Hanibali iu përgjigj q’ay ish Aleksandri i Madh, se me një numër fare të vogël ushtarësh dërrmoi ushtritë më të mëdha.
“Dhe pas atij cili vjen i dyti? Pyeti Skipioni
“Pirua” iu përgjigj Hanibali, se ay është i pari që na mësoj qysh të ndërtojmë lëmenj ushtëriake”
“Dhe cili vjen pas tyre?” pyeti përsëri Skipioni. “Unë, u përgjegj Hanibali.
“Ahere në ç’radhë do ta vinje vehten t’ënde sikur të më kishe mundur? Pyeti me nënqeshje Skipioni.
Dhe Hanibali u përgjigj:
“Po të të kisha mundur, do t’a vija vehten t’ime përmi Aleksandrin, përmi Pirron, dhe përmi tërë gjeneralët e tjerë.”
Por më vonë doli Skënderbeu, Aleksandri i ri. Për mendimin tim renditja është:
  1. Aleksandri i Madh
  2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu
  3. Pirua
  4. Hanibali
Mbaj mend babazotin që tregonte shumë fjalë të urta. Ja njëra: është mirë që ushtria të jetë lepuj dhe komandanti luan, se sa ushtria luanë dhe komandanti lepur. Karakteristikë e të tre gjeneralëve shqiptarë Ata ishin kryeluanë dhe ushtarët e tyre luanë. Ata ishin kryeushtarë që luftonin atje ku rreziku ishte më i madh.
Naim Frashëri tek historia e Skënderbeut thotë se Papa e vë Skënderbeun mbi të gjithë
Naim Frashëri: Histori e skënderbeut:
“Papa e quajti mbrenë,
mbret i gjithë njerëzisë,
mbi të gjithë mbretrë që qenë,
U bë mbret i Shqipërisë.”
Piron e vranë grekët, një grua greke e qëlloi me tullë në kokë kur po hynte në qytet. Aleksandri u sëmur nga ethet pas një gostie të zgjatur tek miku i tij grek Medi, i cili edhe u akuzua për vdekjen e tij. Sipas Schachermeyrit ka të ngjarë që të ketë qenë një formë e rëndë leuçemie e shkaktuar nga malarja. Në komplotin që i bënë Aleksandrit për ta vrarë ky aludon për nipin e Aristotelit “ata që ma dërguan këtu” dhe në përgjithësi për Athinasit që prisnin në qytet njerëz që thurrnin plane kundër mbretit. Pas vdekjes, Piron dhe Aleksandrin, grekët i bënë të tyre.
Në vitin 1973 u lëshua sonda kozmike Voyageur (udhëtari) e cila pasi doli jashtë sistemit diellor dërgoi në tokë fotogtrafitë e këtij sistemi dhe të tokës dhe vazhdon rrugën drejt galaktikave. Fjala frënge është e prejardhur nga latinishtja ‘via’ që do të thotë rrugë. Mund të themi se vjen nga shqipja ‘vi- vij’. Emri e merr kuptimin nga folja, veprimi. Vija e ujit që ujitim kopshtin. Fjala shqipe ‘vi’ tek Voyageur është Aleksandri Madhështor që udhëton drejt galaktikave. Galaktikë, Galactic from ‘gala’. Nga greqishtja gala-qumësht. (Webster’s dictionary) e përkthyer në shqip ‘Rruga e Qumështit.’ E zbërthyer në shqip, galaktikë ka kuptimin ga-la, ‘nga larg’ distanca të largëta kozmike.
Do të ishte një nder i madh për ne si shqiptarë nëse supozimi që Dhulkarnejni të ketë qenë Aleksandri i Madh do të ishte i vërtetë, për vetë faktin që faktin që një prej gjeneralëve më të mëdhenj të botës, me origjinën e tij të padiskutueshme shqiptare, të përmendet në librin e muslimanëve, Kur’anin e shenjtë si një personazh pozitiv.
E kemi traditë që kur dikush ndërton një shtëpi të re, farefisi dhe miqtë i bëjnë peshqeshe. Ky shkrim është dhurata ime për shtetin e ri të Kosovës. Mëma më ka treguar për babazotin (babain e saj) Aleks Basho që ishte mësuesi i parë i gjuhës shqipe në Saraqinishtë dhe Qestorat, me këmbë ka shkuar deri në Kras të Tepelenës. Me vjershat që u tregonte nxënësve i bënte të qanin për Kosovën, që na morri shkjau, por ne përsëri do ta marrim.

Gjirokastër më 23.01.2008

TRADITAT - DASMA LUNXHOTE

Dita e dasmës: Këmbimi plloskës me verë.

(Rit nga dita e dasmës ne Lunxhëri)

Në Lunxhëri, këmbimi i plloskës me verë ditën e dasmës, përbën një rit popullor të veçantë, i ardhur nga lashtësitë. Deri në gjysmën e parë te shekullit 20, nuk kishte dasmë lunxhiote ku të mos zhvillohej ky rit. Gjatë periudhës së monizmit, shumë zakone e tradita popullore u lanë pas dore, prandaj edhe ky zakon përdorej më rrallë. Në ditët tona, në fshatrat e Lunxhërisë, në disa dasma, ky rit vazhdon të kryhet me solemnitet.
Plloskat per verë ishin të veçanta dhe punoheshin nga mjeshtërit popullorë. Në to, gdhendeshin zbukurime, ku dallohej shqiponja dykrenore dhe vilet e rrushit. Plloska mbahej në shtëpi e varur në mur, në vend të dukshëm dhe nuk shërbente për përdorim të përditshëm. Kur afronte dita e dasmës, plloska pastrohej me kujdes. Plloska duhej të ishte vërtet e mirë dhe kur familja nuk e kishte një të tillë, e huazonte. Në fshatin tonë ishin të përcaktuara plloskat që përdoreshin për këtë qëllim.
Rëndësi e veçantë i kushtohej cilësisë së verës. Kur vera prodhohej në familje, zgjidhej më e mira, ‘e kemi për sebep’ thuhej dhe me kujdes e ruanin në qilar. Kur familjet nuk bënin verë, e blinin, por gjithmonë verë të cilësisë së mirë, ‘brusko’, të kuqe dhe të trashë. ‘Kjo verë është ta përsheshësh me bukë’, thuhej për verën që zgjidhnin për këtë zakon. Plloskat zbukuroheshin me kordele mëndafshi shumëngjyrëshe, ku mbizotëronte ngjyra e kuqe; lidheshin në mbajtësen, rripin, që mund të ishte prej meshini ose gajtan i trashë prej mëndafshi shumëngjyrësh.
Ndërrimi i plloskës me verë bëhej nga vëllemërit, të cilët mund të ishin një nga vëllezërit e nuses dhe të dhëndrit, por nuk përjashtohej edhe ndonjë kushëri ose i afërm. Zgjidhej më i shkathëti, më trimi, më besniku, i cili të ishte edhe kalorës i mirë. Në një dasmë në fshatin tonë më kujtohet se, kur erdhi siariari nga fshati Saraqinishtë, në sheshin afër shtëpisë së nuses, bëri ‘shfaqje’ me kalin duke kryer disa rrotullime dhe hedhje përpjetë, për të na treguar se kalëronte mirë. Vëllamin e palës së dhëndrit, në fshatin tonë e quanin siariar, sillte sihariqin-lajmin se dasma po vazhdon mirë. Ndërsa partneri me të cilin ndërroheshin plloskat nga ana e vajzës, quhej vëllam. Për t’u dalluar, do ti quaj me këto emra. Vëllamërit ishin mbrojtësit e nuses dhe të dhëndrit. Flitej, se ata mund te vriteshin midis tyre, kur gjërat nuk shkonin mire gjatë dasmës.
Ditën e diel, që në mëngjes herët, në shtëpinë e nuses dhe të dhëndrit, krahas përgatitjeve të tjera për dasmën, bëheshin gati dhe siariari e vëllami. Visheshin me rrobat më të mira, jo rrallë edhe me veshje popullore dhe mbanin armë me vete. Po kështu, behej gati edhe kali për siariarin; vendosej shala, freri, yzengjitë, kashaisej e pastrohej, vendoseshin velenxa te bukura me flokë mbi shalën, etj. Ne qafën e kalit vendosej një rrip me karkale, zile të vogla, që kur tund kokën kali, bëjnë një lloj tringëllimi të veçantë.. Kujdes tregohej për ushqimin e kalit, me tagji të zgjedhur dhe bar të thatë.
Ne shtëpinë e nuses, siariari pritej nga çasti ne çast. Fëmijët, nën drejtimin e ndonjë të rrituri, dilnin tek porta dhe vrojtonin. Me ta diktuar që po afrohej, shkonin brenda në shtëpi me vrap: "erdhi, erdhi, erdhi". Për ta pritur, nga ana e vajzës dilnin disa kushëri dhe vëllami i nuses, që rinin brenda portës, në oborr. Siariari, si zakon zbriste nga kali përpara portës dhe i binte derës me çokun që kishte porta. Në disa raste pritej edhe jashtë portës, pa qene e nevojshme të trokiste.
Dilte vëllami i nuses, i shoqëruar edhe nga të tjerë; mbasi përshëndeteshin, këmbenin një shami shumëngjyrëshe, që duhej ta dorëzonin të dy në të njëjtën kohe. Po ta merrte njëri më përpara, do të thuhej se "i a hodhi", “fisi ynë është më i zoti". Flitet se për këtë janë bërë edhe grindje, deri në prishjen e dasmës. Duhej bërë çmos, që shamitë të këmbeheshin në të njëjtën kohë. Në disa raste shamia këmbehej e lidhur tek plloska, pra ndërrohej në të njëjtën kohë, shamia dhe plloska. Kur është martuar motra, unë e kam kryer këtë rol. Atëherë isha 10 vjeç dhe me porositnin "se mos ta merr"; isha i përqendruar i gjithi në atë veprim, që të dilte mirë. Mbasi ishin siguruar këmbimi i shamive, këmbeheshin plloskat me verë. Njëri nga ata që kishin dalë për ta pritur, siariarit i merrte kalin për ta strehuar dhe ushqyer.
Në disa raste, si ne fshatin Labove e Kryqit, shamia nuk ndërrohej tek porta e shtëpisë, por vjehrra e dhëndrit ose gjyshja e nuses, më e madhja ne moshë, kur siariari hynte në shtëpinë e vajzës dhe gostitej, i vinte një shami në qafë. Tani, siariarit i bëheshin dy shami sepse një të tillë rreth qafës, e kishte qysh kur ishte nisur nga shtëpia e dhëndrit.
Në shoqërimin e vëllamit të nuses dhe dasmorëve të tjerë, siariari hynte në shtëpinë e nuses ku e presin me nderime e respekt të madh. Ne rastet kur ishe i armatosur, njëri nga familjarët i merrte armën, për ta vendosur në vend të sigurt. Siariari gostitej me gliko, raki, etj.
Në rastet kur krushqitë bëheshin me fshatra të largëta, siariari nisej një apo dy orë përpara krushqve. Kur krushqit afroheshin afër fshatit, në një hije pranë ndonjë burimi, bënin pushim dhe tualetet, ndërkohë që me ankth prisnin siariarin. Në çdo rast, siariari duhet të programonte kohën për të shkuar në afatin e përcaktuar tek pala e nuses, të kthehej e të lajmëronte krushqit që ishin nisur për të marrë nusen se gjithçka është në rregull, se plloskat me verë u ndërruan, se dasma vazhdon më së miri. Shpesh, krushqit që ishin nisur për të marrë nusen, plloskën me verë që sillte siariari, e kalonin buzë më buzë duke bërë ngjërimin e verës dhe në këto raste nuk mungonin lëvdatat për verën cilësore. Krushqit, vazhdonin pjesën e rrugës së mbetur deri tek shtëpia e nuses sepse duhet të ishin atje në orën e paracaktuar.
Çfarë na paraqet ky rit i veçantë në dasmat tona? Diku thuhet e shkruhet se ndërrimi i shamisë nënkupton shenjat e fisit, ndërsa ndërrimi i verës nënkupton se "përzierje gjaku, për të fuqizuar krushqinë". Lidhur me këtë, dëshiroj të plotësoj nga pikëpamja agronomike. Këmbimi i plloskës me verë përbën një rit të lashtë shqiptar që dëshmon më së miri se selitja e hardhive dhe mjeshtëria e bërjes së verës, kanë qenë veprimtari të rëndësishme dhe jetësore për të parët tanë.

Përgatitur nga:

Kostandin Mosko Boston, SHBA